Në 24 orët e fundit kanë ndodhur tetë raste të dhunës në familje.
Në raportin e policisë së Kosovës, thuhet se të dyshuarit janë arrestuar.
DHUNË FAMILJARE
Prishtinë 05.01.2022 – 08:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në shtëpi ishte sulmuar fizikisht nga të dyshuarit bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Si pasoj viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me tre fëmijët e saj për shkaqe sigurie me pëlqimin e saj është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, kurse e dyshuara nëna e tij është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 05.01.2022 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte fyer dhe më pas kanosur ish bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 05.01.2022, 14:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 05.01.2022, 21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babain dhe vëllain e tij viktimat meshkuj kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Suharekë 05.01.2022, 22:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se është kanosur nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Suharekë 05.01.2022, 20:55. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin është ndarë, përmes telefonit i dërgon mesazhe kërcënuese. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prizren 04.01.2022 – 21:05. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij- viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Vushtrri 04.01.2022 – 23:29. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...