Google ADS

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-presidenti i Elbasanit

08:46 | 6 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Një lajm i trishtë ka ardhur për komunitetin e sportit në Shqipëri teksa në orët e vona të së mërkurës.

Kjo pasi është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare ish-presidenti i Elbasanit, Arben Laze.

Ky i fundit ishte në gjendje të rënduar si pasojë e problemeve kardiake dhe për fatin e keq nu kia ka dalë të fitojë betejën me jetën.

Me president Lazen, Elbasani përjetoi edhe një gëzim të madh teksa në sezonin 2005-06, ata festuan titullin e dytë në histori të klubit, teksa në krye të ekipit ishte trajneri, Ilir Daja.

Por, tashmë një pjesë e rëndësishme e historisë se verdhebluve nuk është më, megjithatë Laze gjithnjë do të kujtohet për kontributin e tij për Elbasanin si dhe për sportin në Shqipëri./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme