Shqipëria duket se ka mirëpritur vendimin e Departamentit të Thesarit në SHBA, i cili vendosi sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik.
Me anë të një shënimi në Twitter, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka thotë se Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnjes dhe Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
“Ne mirëpresim përcaktimet e vendosura nga OFAC. Shqipëria mbështet fuqimisht integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe kundërshton me vendosmëri çdo përpjekje për ta minuar atë dhe për të kërcënuar paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. E ardhmja e rajonit tonë qëndron në bashkëpunim dhe integrim, larg politikës së përçarjes dhe konfliktit”, shkruan Olta Xhaçka.
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione të reja ndaj udhëheqësit serb të Bosnjës Milorad Dodik, me motivacionin “për aktivitete korruptive” dhe “kërcënime të vazhdueshme ndaj stabilitetit dhe integritetit territorial” të Bosnje Hercegovinës.
Departamenti amerikan i Thesarit e përcaktoi edhe një entitet të lidhur me të, televizionin “Alternativna” me seli në Banja Lukë”.
“Dodik ka minuar institucionet e Bosnje-Hercegovinë, duke bërë thirrje për marrjen e kompetencave shtetërore dhe duke vënë në lëvizje krijimin e institucioneve paralele në entitetin Republika Srpska të Bosnje-Hercegovinës”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Thesarit.
Sipas njoftimit, ai ka përdorur pozicionin e tij zyrtar për të grumbulluar pasuri personale nëpërmjet ryshfeteve, dhe formave të tjera të korrupsionit.
“Retorika e tij përçarëse etno-nacionaliste pasqyron përpjekjet e tij për të çuar përpara këto synime politike dhe për të shkëputur vëmendjen nga aktivitetet e tij korruptive. Të marra së bashku, këto veprime kërcënojnë stabilitetin, sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës dhe minojnë Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit, duke rrezikuar kështu stabilitetin më të gjerë rajonal”, thotë Departamenti i Thesarit.
Top Channel
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...