2022-shi e ka zënë të infektuar me Covid-19 për herë të parë dhe këtë detaj e bëri publik në Instagram ku ka treguar edhe detajet e këtyre ditëve.
Armina Mevlani, mes fotosh dhe videosh u ka dhënë këshilla ndjekësve se si duhet ta kalojnë këtë periudhë dhe se çfarë po bën ajo specifikisht.
“Unë nuk e kisha kaluar ndonjëherë Covid-in në gjithë këtë pandemi, pavarësisht se jam takuar me njerëz pozitivë, me familjarë, kam udhëtuar shumë, por çuditërisht e mora tani. Simptomat e mia kanë qenë, ditën e parë kisha shumë temperaturë 39, gjatë natës 38 e gjatë ditës 37. Dhimbjet e trupit më bezdisin më shumë. Me energjinë nuk jam keq. Kjo është situata dita e 6, po pi shumë vitamina, aspirinë. Nuk ja kam ngjitur askujt”, tha ajo.
Më tej tregoi që për të ndihmuar trupin të marrë veten dhe për te qetësuar dhimbjet e kockave po bën banjë me kripëra minerale që relaksojnë muskujt.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...