Lega Serie A pati një mbledhje urgjente këtë mbrëmje, por vendosi të mos shtyjë asnjë ndeshje, madje as ato të klubeve si Bologna, Salernitana, Torino dhe Udinese që janë në karantinë.
Vendimi është i jashtëzakonshëm, por jo krejtësisht i papritur, sepse vazhdon rrugën e veprimit që Lega Serie A ka marrë që nga fillimi i pandemisë.
Ata vazhdojnë t’i përmbahen protokollit të futbollit, i cili detyron ndeshjet të zhvillohen për sa kohë që ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion te një skuadër, përfshirë një portier.
Megjithatë, protokolli e ka të shkruar se ASL (autoriteti lokal shëndetësor) ka të drejtën të mbivendos dhe të urdhëron ekipet të futen në karantinë.
Kjo është pikërisht ajo që ASL-të kanë bërë me klube si Bolonga, Salernitana, Torino dhe Udinese, të cilët të gjithë kanë të paktën shtatë raste aktuale me COVID-19 në skuadër dhe për këtë arsye konsiderohen si një grup i infektuar, apo shpërthim.
Megjithatë, Lega Serie A pati një mbledhje urgjente sonte dhe vendosi të mos shtyjë asnjë ndeshje.
Kjo do të thotë një përsëritje e asaj që pamë më 22 dhjetor me Udinese kundër Salernitana, dhe në tetor 2020 me Juventusin kundër Napolit.
Pra, një skuadër dhe gjyqtarët do të shkojnë në stadiumin bosh, do të presin 45 minuta dhe më pas do ta shpallin ndeshjen të ndërprerë sepse kundërshtarët nuk morën pjesë.
Skuadra që nuk merr pjesë merr një humbje automatike 3-0 dhe mund të humb një pikë në renditje.
Sidoqoftë, Lega Serie A humbi apelimin e mëparshëm të paraqitur nga Napoli në vitin 2021 dhe kjo krijoi një precedent, pasi u ra dakord që ndeshja duhej të riluhej.
Prandaj është praktikisht e sigurt që të njëjtat apelime do të kenë të njëjtin rezultat për këto klube të tjera.
Nesër me shumë gjasë nuk do të luhen ndeshjet Bologna-Inter, Atalanta-Torino, Salernitana-Venezia dhe Fiorentina-Udinese.
Juventus-Napoli dhe Spezia-Verona gjithashtu mund të jenë në rrezik, pasi Napoli dhe Verona kanë raste të shumta me COVID-19. /Telegrafi/
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...