Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev tha të mërkurën se ai i kishte bërë thirrje një blloku sigurie të udhëhequr nga Rusia për të ndihmuar Kazakistanin për të kapërcyer atë që ai e quajti një “kërcënim terrorist”.
Tokayev bëri një fjalim të dytë para mediave, ndërsa republika e Azisë Qendrore përballet me trazirat më të këqija në më shumë se një dekadë, të shkaktuar fillimisht nga një rritje e çmimit të karburantit, shkruan Reuters, transmeton arbresh.info
Ai tha se ato që ai i përshkroi si bandat terroriste të trajnuara nga të huajt po kapnin ndërtesa, infrastrukturë dhe armë. Ata kishin marrë kontrollin e aeroportit në qytetin më të madh, Almaty, dhe pesë avionë atje, duke përfshirë avionë të huaj, tha ai.
“Në fakt nuk është më një kërcënim, është një cenim i integritetit të shtetit dhe më e rëndësishmja është një sulm ndaj qytetarëve tanë që po më kërkojnë… t’i ndihmoj urgjentisht,” tha Tokayev.
“Almaty u sulmua, u shkatërrua, u vandalizua, banorët e Almatit u bënë viktima të sulmeve të terroristëve, banditëve, prandaj është detyra jonë… të ndërmarrim të gjitha veprimet e mundshme për të mbrojtur shtetin tonë”.
Tokayev tha se ai i kishte bërë thirrje Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO), një aleancë ushtarake e Rusisë, Bjellorusisë, Armenisë, Kazakistanit, Kirgistanit dhe Taxhikistanit.
Mirëpo ky i fundit nuk tregoi se çfarë përgjigje kishte marrë./Reuters/arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën