Stafit në aeroportin kryesor të Kazakistanit është dashur të laroget ndërsa protestat antiqeveritare mbarëkombëtare përshkallëzohen.
Një grup protestuesish hynë në terminalin e aeroportit në qytetin më të madh të vendit, Almaty, të mërkurën. Në shënjestër kanë qenë edhe ndërtesat qeveritare, shkruan BBC, transmeton arbresh.info
Autoritetet kanë ndërprerë aksesin në internet dhe telefon.
Protestat filluan si përgjigje ndaj rritjes së çmimit të karburantit, por reflektojnë ankesat e gjata kundër qeverisë.
Presidenti ka premtuar për një përgjigje të ashpër ndaj protestuesve, duke i quajtur ato si një “periudhë të zezë” në historinë e vendit.
“Si president, jam i detyruar të mbroj sigurinë dhe paqen e qytetarëve tanë, të shqetësohem për integritetin e Kazakistanit,” tha Kassym-Jomart Tokayev në një fjalim para mediave. Ai i quajti protestuesit “komplotistë” të cilët ishin “të motivuar financiarisht”.
Shërbimet e internetit në vend janë ndërprerë që nga e marta. Deri të mërkurën, grupi i monitorimit të internetit NetBlocks raportoi se Kazakistani ishte “në mes të një ndërprerjeje të internetit në shkallë kombëtare”.
Protestat filluan të dielën kur qeveria hoqi kufirin e çmimit të gazit të lëngshëm të naftës, të cilin shumë njerëz përdorin për të furnizuar makinat e tyre. Çmimi i tij u dyfishua shpejt brenda pak ditësh dhe trazirat u përhapën në të gjithë vendin, duke përfshirë Almaty.
Por shkarkimi i qeverisë dhe premtimi për të rikthyer çmimet më të ulëta të karburanteve, nuk i kanë dhënë fund protestave masive./BBC/arbresh.info/
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...