Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka thënë se në një dhomë në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri ka pasur një dhomë të dëshmive për krimet e luftës.
Ai në “Frontal” në T7 ka rrëfyer se si atje i ka dërguar ambasadorë të vendeve të ndryshme.
“E kam pasur një dhomë të dëshmive me krime brenda ambasadës. Secili mision diplomatik që ka ardhur në vizitë tek ne e kemi çuar. Ka qenë ambasadorja amerikane. Ka qenë ambasadori japonez, ka qenë i Kroacisë, Sllovenisë. Shumë prej tyre nuk e kanë ditur as çfarë ka ndodhur në Kosovë. Ta zëmë ambasadori i Japonisë ka ardhur nga biznesi por ai nuk ka qenë i njohur se ku është Kosovë.
Hasani ka treguar edhe për një takim me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri.
Ai tha se fillimisht ky ambasador as nuk e ka ditur se nga i bien Kosova.
“Ai kur erdhi aty, ia prezantuam të gjitha ato. Një shtet qindra milionësh, i teknologjisë dhe vjen në një shtet ku ka thuaje zero të zhvillimit teknologjik. Ne i prezantuam se çfarë ka bërë Kosova dhe për aktivitetin tonë politik, për përndjekjet, masakrat dhe i duket e pakapshme. Pas e përfundojmë i thamë se e kemi një dhomë të dëshmive”, ka thënë Hasani.
Më tutje, Hasani tregoi për ndjesinë e ambasadorit japonez pasi hyri në dhomën e dëshmive.
“Kur e kam çuar aty i kam thënë ky është Adem Jashari idoli ynë është vrarë me kaq anëtar të familjes. Ka ngjallë edhe reagim botëror dhe një luftë tonën drejt lirisë dhe çlirimit. Pastaj vrasjen në Prekaz, të fëmijëve në Obri, të masakrës në Mehë, kjo është vrasja e të burgosurve dhe atij iu çuan flokët përpjetë”, ka thënë ai.
Gazetari rumun: Nuk mund të bërtasësh “Serbi, Serbi...
Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli”, ndërron je...
Rovena rikthen këngën e saj të parë
Ushtarët e KFOR-it patrulluan në Leposaviq
Sylvinho: Duam edhe të marrim vendin e parë, shkojmë në fush...
Kosova përfiton grant prej 9 milionë franga për mbrojtjen dh...