Google ADS

Viti 2021 sipas Qeverisë shënon rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara

17:38 | 5 Janar 2022
Përparim Bublaku

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, ka prezantuar numrin e projektligjeve të miratuara nga viti 2008 e deri në vitin 2021.

Sipas të dhënave viti që lëmë pas ka qenë më numrin më të madh të projektligjeve të miratuara nga Qeveria.

Në vitin 2021 sipas këtyre të dhënave janë miratuar 119 projektligje.

“Viti 2021 paraqet rekord për nga numri i projektligjeve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Për 40 javë qeverisje në vitin 2021, kishim 53 mbledhje të Qeverisë, që kanë sjellë 434 vendime, prej tyre 119 projektligje – numri më i madh ndonjëherë i projektligjeve të miratuara në qeveri brenda vitit.
Përveç për nga numri rekord, kemi shënuar rritje edhe në cilësi, mëqe shumë nga projektligjet janë të bazuara në opinionet e Komisionit të Venecias, që përbën një standard shumë të lartë.
Në 14 vite për të cilat disponojmë shënime, viti 2021 është viti me numrin dukshëm më të madh të projektligjeve që ka miratuar Qeveria. Viti i dytë me radhë ka qenë viti 2008, me 89 projektligje të miratuara”, thuhet në komunikatë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme