Google ADS

Dështon zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës në raundin e parë

11:46 | 5 Janar 2022
L G

Me 25 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kandidati për kryesues të Kuvendit Komuna të Prishtinës i propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Fehmi Kupina dështoi të marrë këtë pozitë.

Ani pse numri i asambistëve që votuan ishte gjithsej 25,  pa asnjë kundër dhe pa asnjë abstenim, këto vota nuk mjaftuan që Kupina të marrë postin e kryesuesit të Kuvendit Komuna të Prishtinës në raundin e parë të votimit, shkruan arbresh.info.

Pas një pauze të shkurtet, pritet që të mbahet edhe raundi i dytë i votimit.

Ndërkohë, asamblistët e AAK-së menjëherë pas propozimit të Fehmi Kupina lëshuan sallën e mbledhjes. /arbresh.info/

Të ngjashme