Google ADS

Përsëri alarm për bombë në Stacion të Autobusëve në Prishtinë

10:25 | 5 Janar 2022
A Z

Në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është ngritur përsëri alarmi për bombë.

Nga Policia kanë thënë se me të marrë informatën, njësitet kompetente kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku është bërë edhe evakuimi i qytetarëve.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës, ka thënë për arbresh.info, se janë duke hetuar të gjitha rrethanat që lidhen me këtë rast, teksa ka shtuar se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë.

“Rreth orës 08:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.
Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha Ahmeti./arbresh.info/

 

Të ngjashme