Dy persona kanë përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës nën dyshimin për përfshirje në një përleshje në Pejë disa javë më parë ku kishin mbetur të plagosur katër persona me mjete të mprehta.
Sipas policisë, të dyshuarit e rastit kishin ikur nga vendi i ngjarjes, në drejtim të panjohur, shkruan arbresh.info.
“Më datë 22 dhjetor 2021 rreth orës 22:00, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në një lokal në rrugën “Adem Jashari” në Pejë. Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty është informuar se 4 persona të lënduar nga mjetet e mprehta janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë”, njofton policia.
Pas një pune intensive të Policisë, me datë 03.01.2022 rreth orës 23:00, është arritur vendndodhja e dy personave të dyshuar, të cilët janë arrestuar nga Policia.
Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit iu është caktuar masa e ndalimit Policor prej 48- orësh./arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?