Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.
Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 04.01.2022 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje
Graqanicë 01.01.2022 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë 04.01.2022 – 14:00. Viktima femër kosovare ka informuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj dhe dy vëllezërit e tij të dyshuarit meshkuj kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Tre të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit, bashkëshorti i viktimës është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Prizren 04.1.2022 – 17:53. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar (motër e vëlla) kosovar, pasi që janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prizren 04.01.2022 – 21:05. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin./arbresh.info/
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...