Nga 2003 e deri më sot, sa para ka shpenzuar Roman Abramovich për skuadrën e Chelseat

09:34 | 5 Janar 2022
L G

Një nga magnatët e parë të huaj në futbollin anglez, Roman Abrahamovic mori udhëheqjen e Chelseat në qershor të vitit 2003.

Që atëherë ai e ka dërguar klubin londinez në majat e futbollit evropian, një rrugëtim që u bë me koston e madhe të parave.

Këtë të martë, Times zbuloi se milioneri rus ka investuar tashmë rreth 1.5 mliardë euro në Chelsea.

Injeksioni më i fundit erdhi sezonin e kaluar me transferimin e 24 milionë eurove në llogaritë e klubit, për të shmangur një vit financiar tepër negativ, shkruan telegrafi.

Një investim masiv që në bilanc dha pesë tituj evropianë (dy Liga të Kampionëve, dy Liga të Evropës dhe një Superkupë Evropiane) dhe 15 tituj vendas (pesë Liga Premier , pesë Kupa të Anglisë, tre Kupa të Ligës dhe dy Superkupa).

Abramovich njihet si një person që e dashuron Chelsean dhe gjithmonë ka shprehur gatishmërinë që të investojë edhe miliona të tjerë për të arritur suksese edhe më të mëdha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme