Marko Gjuriq e quan Dua Lipën “bashkëkombëse” dhe thotë që krenohet me të

09:33 | 5 Janar 2022
A. B.

Ambasadori i Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq së fundi ka bërë një postim për artistë kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

Përmes një postimi në ‘twitter’, ka replikuar ish-ambasadoren e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku për pjesëmarrjen e tenistit serb, Novak Gjokoviq në Australian Open, shkruan arbresh.info

Në këtë postim, Gjuriq i është referuar yllit shqiptar si “bashkëkombëse” dhe krahas emrit të saj e ka bashkëngjitur flamurin serb.

“T’i lëmë anash komentet, unë jam fort krenar me bashkëkombësen tonë të dashur, Dua Lipën (Flamuri i Serbisë), edhe pse ajo mund të ketë mendime të ndryshme nga ne në çështje politike”, ka shkruar Gjuriq./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme