Google ADS

Keanu Reeves prek me gjestin e tij, dhuron pagën për të sëmurët me leukemi

01:30 | 5 Janar 2022
Trina Galanxhi

Keanu Reeves ka dhuruar 70% të pagës të tij nga filmi i parë “The Matrix” për të financuar kërkimet për trajtimin e leucemisë.

57-vjeçari u pagua 10 milionë dollarë për filmin fantastiko-shkencor të vitit 1999, përpara se të fitonte 35 milionë dollarë të tjerë kur filmi arriti një sukses të jashtëzakonshëm.

Sipas mediave nderkombetare aktori dhuroi 70% të parave – 31.5 milionë dollarë. Reeves kishte arsye personale për të dhuruar këtë shumë pasi dhe motra e tij e vogël, kishte rreth tetë vjet që luftonte me leuceminë.Ajo u diagnostikua me kancer në vitin 1991.

Ylli i “Speed” shiti shtëpinë e tij dhe shpenzoi 5 milionë dollarë për terapi për të ndihmuar motrën të shërohej. Aktori i njohur që atëherë ka krijuar një fondacion bamirësie për të ndihmuar ata që luftojnë me kancerin./klan.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme