Edhe pse kemi hyrë në vitin 2022 me shpresën se epidemia e virusit do të marrë fund disi, tani për tani nuk ka indikacione të qarta se kjo është drejt fundit.
Rasti i ri, i shfaqur në Izrael, i cili është një kombinim i Covid dhe gripit sezonal, i quajtur Fluron, duke se ka shqetësuar shkencëtarët dhe mjekët në mbarë botën, transmeton portal arbresh.info
Ministria izraelite e Shëndetësisë po heton rastin dhe po përpiqet të përcaktojë nëse kombinimi i dy viruseve mund të shkaktojë simptoma më serioze.
Ekspertët paralajmërojnë se infeksioni i njëkohshëm me gripin dhe disa viruse të tjera të frymëmarrjes sigurisht që dobëson organizmin dhe sistemin imunitar.
Shfaqja e dy viruseve në të njejtën periudhë mund të krijojë probleme serioze për sistemet shëndetësore tashmë të rënduara.
Javët e fundit, Izraeli ka shënuar një rritje të numrit të personave që vuajnë nga gripi sezonal.
Javën e kaluar, 1,849 izraelitë u pranuan në spitale me grip, duke përfshirë 605 fëmijë dhe 124 gra dhe nëna shtatzëna.
Dyshohet se një numër i madh i rasteve të gripit dhe Covid 19 mund të mbingarkojnë spitalet, gjë që u parandalua vitin e kaluar me masa rigoroze epidemike në mbarë botën.
Gjithashtu supozohet se në të njëjtën kohë një numër i madh i personave të infektuar me koronavirus dhe grip sezonal do të çojë në rritje të numrit të rasteve të fluronit, pra se gjithnjë e më shumë njerëz do të infektohen me një kombinim të dy viruseve./arbresh.info/
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...