Arrestohet një person për dhunë në familje

21:38 | 4 Janar 2022
L G

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj për dhunë në familje.

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 13:00 ka pranuar një informacion se në rrugën. ” Gursel dhe Bajram Sylejmani” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje, shkruan arbresh.info.

“Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme, menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.S (M/K) 51 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij , ku për këtë ajo ka pranuar edhe tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme