Google ADS

Siri, 2 fëmijë të vrarë në dhunën në veriperëndim të vendit në 4 ditët e para të vitit të ri

21:34 | 4 Janar 2022
A Z

Fondi i Kombeve të Bashkuar për Fëmijë (UNICEF) ka bërë të ditur se dy fëmijë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën në veriperëndim të Sirisë për shkak të dhunës që ndodhi në katër ditët e para të vitit të ri, transmeton Anadolu Agency.

“Vitin e kaluar mbi 70 për qind e shkeljeve të rënda ndaj fëmijëve në Siri u regjistruan në veriperëndim të vendit”, tha organizata ndërkombëtare.

“Fëmijët dhe shërbimet që u shërbejnë atyre nuk duhet të sulmohen kurrë. Kanë kaluar 11 vite të luftës brutale mbi fëmijët e Sirisë. Edhe sa do të vazhdojë kjo”, theksoi UNICEF.

Në fillim të kësaj jave, UNICEF tha se një stacion i ujit i mbështetur nga UNICEF u sulmua në fshatin Arshani jashtë Idlibit në Sirinë veriperëndimore.

“Sulmi e vendosi stacionin jashtë shërbimit duke ndërprerë furnizimin me ujë për mbi 241 mijë njerëz, shumë prej të cilëve janë të zhvendosur brenda vendit”, njoftoi agjencia.

Siria është shkatërruar nga një luftë civile që nga fillimi i vitit 2011 kur regjimi i Bashar al-Assadit u përplas me protestuesit pro-demokracisë.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, që nga ajo kohë qindra mijëra njerëz janë vrarë dhe mbi 10 milionë janë zhvendosur.

Të ngjashme