Haziri kujton Tahir Zemajn, thotë se drejtësia duhet të veprojë sa më parë për zbardhjen e të gjitha vrasjeve politike të pasluftës

21:31 | 4 Janar 2022
L G

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) , Lutfi Haziri ka kujtuar në 19 vjetorin e vdekjes heroin e Kosovës, kolonel Tahir Zemajt së bashku me të birin Enisin dhe kushëririn Hasanin.

Haziri drejtësia është vonuar shumë në zbardhjen e vrasjes së Zemajve dhe shumë vrasjeve tjera politike të pasluftës, shkruan arbresh.info.

Ai kërkon organet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më shpejt për zbardhjen e këtyre vrasjeve.

“19 vjet nga vrasja tinëzare e komandantit të shquar të luftës çlirimtare, udhëheqësit dhe strategut të Betejës së lavdishme të Loxhës, kolonel Tahir Zemaj, së bashku me birin e tij Enisin dhe kushëririn e mikun tim, Hasanin, kryetar i Forumit të Rinisë së LDK në Deçan. Megjithëse janë vonuar shumë, organet e drejtësisë duhet të veprojnë sa më parë për t’i zbardhur këto dhe të gjitha vrasjet politike të pasluftës”, shkruan Haziri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme