Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, tashmë e ka bërë të qartë këtë të hënë në prezantimin e Ferran Torresit se nënshkrimi me Erling Haaland verën e ardhshme është i mundur.
Sipas “Deportes Cuatro”, kreu i klubit katalunas dhe përfaqësuesi i sulmuesit norvegjez, Mino Raiola, kanë një marrëveshje që nëse presidenti i Bluagranas arrin të mbledhë paratë e nevojshme për të kryer operacionin, lojtari aktual i Borussia Dortmundit do të zbarkojë në “Camp Nou” verën e ardhshme.
Në takimin që Laporta dhe Raiola zhvilluan dhjetorin e kaluar në galanë Golden Boy, në Torino, janë hedhur themelet e kësaj marrëveshjeje.
Siç detajohet edhe nga Deportes Cuatro, operacioni do t’i kushtonte Barçës mbi 100 milionë euro, për transferimin, komisionet për agjentin dhe lojtarin, si dhe për nënshkrimin me një tjetër futbollist që është klient i Raiolas, me mbrojtësin e djathtë të Ajaxit, Noussair Mazroui.
I njëjti informacion sqaron gjithashtu se kontrata e Haaland mund të jetë 3+2 vjet, me një pagë bruto prej afërsisht 30 milionë euro. Gjithmonë nëse Barça arrin të zgjidhë problemet e saj financiare dhe të respektojë kufirin e pagave.
Për këtë arsye, “Deportes Cuatro” thekson gjithashtu se Barça nuk do të përjashtonte shitjen e disa prej lojtarëve të rëndësishëm në skuadër në përpjekje për të blerë Haaland.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...