Britania e Madhe raporton mbi 218 mijë raste të reja me COVID-19

18:00 | 4 Janar 2022
L G

Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar një shifër rekord prej 218 mijë e 724 rastesh të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë këtyre orëve, janë regjistruar 48 viktima nga virusi, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.

Rritja enorme e rasteve vjen pasi 141 mijë e 825 njerëz morën dozën përforcuese të vaksinës, teksa numri i përgjithshëm i personave të vaksinuar është 34 milionë e 363 mijë e 986 persona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme