Sheila dhe Kledi nisin vitin bashkë

15:37 | 4 Janar 2022
A. B.

Sheila Haxhiraj një nga këngëtaret e njohura e cila ka marrë pjesë në “Big Brother VIP”, ditën e djeshme ajo ka zhvilluar një pyetësor me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.

E pyetur nga ndjekësat se me kë e ka pirë kafen e parë të vitit 2022, Sheila është përgjigjur duke e etiketuar njërin nga ish-banorët e shtëpisë, Kledi Hysa.

Ndërsa, ky i fundit e ka shpërndarë fotografinë pa shtuar asgjë.

Kujtojmë që këngëtarja dhe Kledi janë përfolur shumë pas daljes nga shtëpia pasi janë parë shpeshherë në praninë e njëri-tjetrit dhe shumë prej ndjekësve kanë dyshime mbi raportin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme