Basha i përgjigjet Berishës: Hera e parë në histori që një person i shpallur non grata thërret një protestë kundër partisë së tij

15:33 | 4 Janar 2022
V. S.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestrën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 8 dhjetor. Me një postim në Twitter,

Basha shkuan se është hera e parë në Shqipëri që një person i shpallur non grata thërret një protestë kundër partisë së tij Partisë Demokratike, me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur.

“Hera e parë në historinë e Shqipërisë që një politikan i lartë shpallet i padëshiruar nga SHBA,dhe po hera e parë në Shqipëri që ai thërret një protestë kundër partisë së tij – Partisë Demokratike,me motivin pse ajo nuk kthehet në bunker ku ai mund të ‘strehohet’ për tu mbrojtur”- shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme