Google ADS

Sekuestrohet një armë në Mitrovicë të Jugut

12:08 | 4 Janar 2022
A. B.

Policia në Mitrovicën e Jugut, në orët e mbrëmjes së datës 3 janar 2022, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është realizuar në rrugën ’’Kalabria’’ në Mitrovicë, në kohën kur Njësia për Reagim të Shpejtë (NJRSh) ndodhej në zbatim të masave kundër Covid-19.

Gjatë kontrollit të detajuar te personi i dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit Pistoletë me gjashtë (6) fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje për armë.

Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale ,Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme