Kodra i SHDPK-së: Greva e punëtorëve shëndetësorë gjatë gjendjes emergjente të shëndetit publik, e paligjshme

11:16 | 4 Janar 2022
V. S.

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – SHDPK, thotë se greva e punëtorëve shëndetësorë gjatë gjendjes emergjente të shëndetit publik, nuk është e ligjshme.

Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, ka thënë se Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur ende është një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik.

“Zyra Ligjore e Kryeministrit është përgjigjur në pyetjen e parashtruar se a është e ligjshme greva në sektorin e shëndetësisë kur e dimë se kemi një vendim aktiv për shpalljen e gjendjes emergjente të shëndetit publik. Përgjigjja është jo, nuk është e ligjshme një grevë e tillë! Viktimizimi i pacientëve me veprime jo ligjore është i pa pranueshëm! Me këtë qështje do të duhej të merreshin institucionet e drejtësisë”, ka thënë Kodra./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme