“Ballkani i Hapur” – Ka hyrë në fuqi marrëveshja për bashkëpunim në këto fusha mes këtyre shteteve

10:10 | 4 Janar 2022
V. S.

“Nisma “Ballkani i Hapur”, ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në dhjetor të vitit të kaluar që nënshkruan marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e veterinarësisë, sigurisë ushqimore dhe politikës fitosanitare, tashmë është një realitet që ofron qasje më të lehtë dhe procedura më të thjeshta doganore, reduktim i numrit të kontrolleve fizike dhe testeve laboratorike për importin e ushqimeve, kafshëve, ushqimit të kafshëve, bimëve dhe produkteve të tjera. Me qëllim të lehtësimit të tregtisë ndërmjet tre vendeve dhe lehtësimit të qarkullimit të mallrave ndërmjet Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, në bazë të marrëveshjes, në pikat kufitare gjatë importit kryhet vetëm kontrolli i dokumentacionit, gjegjësisht inspektimi identifikues i dërgesave. Kontrolli fizik bëhet në vendin e shkarkimit ose në terminalin doganor në brendësi”, deklaroi për MIA-n, drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Nikollçe Babovski.

Planet e monitorimit për sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve të zbatuara në çdo shtet dhe janë shkëmbyer ndërmjet vendeve nënshkruese, me qëllim që secili prej vendeve nënshkruese të ketë njohuri për secilin vend në nivelin e sigurisë ushqimore dhe përputhshmërinë e legjislacionit kombëtar me legjislacionin e BE-së, në fushat që i nënshtrohen marrëveshjes.

“Marrëveshja bazohet në intensifikimin e bashkëpunimit bazuar në standardet e vendosura të BE-së dhe njohjen e rezultateve të analizave laboratorike të kryera me metoda të akredituara si bazë për lehtësimin e tregtisë dhe zhvillimin e ekonomive në të tre vendet. Dhe paraqet bazë dhe hyrje reale në aktivitetet që duhet t’i ndërmarrim në këtë fushë si vende në aspektin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, sqaron Babovski./news33.tv/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme