Ferizaj, zyrtarët e policisë dhe AVUK-ut pengohen gjatë kryerjes së detyrës në nga pesë persona

ferizaj
09:24 | 4 Janar 2022
Përparim Bublaku

Mbrëmë në fshatin Gerlicë, Ferizaj, janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra, të gjithë kosovarë, pasi që kanë penguar gjatë punës dhe më pas kanë kanosur zyrtarët policorë dhe inspektorin e AVUK-ut.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Gerlicë, Ferizaj 03.01.2022 – 00:30. Janë arrestuar tre meshkuj dhe dy femra, kosovarë , pasi që kanë penguar gjatë punës dhe më pas kanë kanosur zyrtarët policor dhe inspektorin e AVUK-ut. Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme