Google ADS

“Basha po ndërron brava e vendos dyer të blinduara në PD”/ Komisioni i Rithemelimit: Nuk e ndalon dot vullnetin e demokratëve

09:18 | 4 Janar 2022
V. S.

Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD thotë se kreu i PD Lulzim Basha po nderron bravat dhe po vendos dyer te blinduara ne seline blu.

Komisioni i Rithemelimit thekson se “Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire”.

5 janari është dita deri kur Sali Berisha i ka lënë afat Lulzim Bashës që t’i lirojë zyrën me argumentin se Kuvendi i 11 dhjetorit e ka shkarkuar me firmën e 4446 delegatëve. Ndërkohë në 8 janar është protesta e thirrur për forcimin e PD-së.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha në konferencën e fundvitit ka qetësuar demokratët se në 5 janar nuk do të ndodhë asgjë, e ndërsa theksoi se PD-ja është e përgatitur për të gjitha skenarët.

Deklarate – Komisioni i Perkohshem i Rithemelimit te PD

Deputeti Lulzim Brava e nisi Vitin e Ri me avazin e vjeter te izolimit. Pasi izoloi veten nga 4446 delegate dhe 43 385 anetare qe firmosen shkarkimin e tij ai ka vendosur ne prag te protestes paqesore te demokratve ta ktheje shtepine e tyre ne bunkerin e vetmise dhe pazareve te tij. Keshtu, ne nje akt turpi dhe paniku te denje vetem per nje apartcik te marre peng ai nderron brava dhe po vendos dyer te blinduara per te shnderruar shtepine e demokratve, seline e Partise Demokratike, ne bunkerin e tij privat.

Me kete rast i kujtojme Lulzim Braves qe mendon se me dyer dhe brava do te mposhte shumicen dhe pluralizmin ne Shqiperi se ata qe shemben regjimin me gjakatar ne ‘90 nuk do te lejojne kurre asnje dere brave, hekur apo shul te mbaje peng vullnetin e tyre te shprehur permes votes se lire.

Partia Demokratike ka lindur si shtepi e lirise dhe e tille do te vijoje te mbetet, kurse Lulzim Pengu se bashku me pengmarresin e tij do kene fatin e atyre qe bunkerizuan Shqiperine./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme