Kontakti me natyrën në qytete redukton ndjeshëm ndjenjën e vetmisë, sipas një ekipi shkencëtarësh.
Hulumtimet kanë gjetur se vetmia është duke u kthyer në një shqetësim të madh për shëndetin publik dhe mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme deri ne 45 %, më shumë se ndotja e ajrit, obeziteti ose abuzimi me alkoolin, transmeton portal arbresh.info
Studimi është i pari që vlerëson se si mjedisi mund të ndikojë në vetmi.
Ai përdori të dhëna në kohë reale, të mbledhura nëpërmjet një aplikacioni smartphone, në vend që të mbështetej në kujtesën e njerëzve se si ndiheshin.
Studimi ka gjetur se ndjenjat e mbipopullimit rrisin vetminë me një mesatare prej 39 përqind, megjithatë, kur njerëzit ishin në gjendje të shikonin pemën ose qiellin, ose të dëgjonin zërin e zogjve, shfaqen një rënie të ndjenjës së vetmisë deri me 28%.
Ndjenjat e përfshirjes sociale gjithashtu ulnin vetminë me 21%, dhe kur këto ndjenja përkonin me kontaktin me natyrën, efekti i dobishëm u rrit me 18%, transmeton portal arbresh.info
“Duhet të zbatohen masa specifike që rrisin përfshirjen sociale dhe kontaktin me natyrën, veçanërisht në qytetet me popullsi të dendur”, tha Prof. Andrea Mechelli pjesë e ekipit hulumtues dhe ekspert në ndërhyrjen e hershme në shëndetin mendor në King’s College në Londër në Britani të Madhe.
Studimi ka sfiduar pikëpamjen e qyteteve tradicionale që janë gjithmonë të këqija për shëndetin mendor dhe vetminë.
Hulumtimi, i publikuar në revistën Scientific Reports, mblodhi të dhëna nga qytetarët urbanë në të gjithë botën duke përdorur aplikacionin e kërkimit Urban Mind. Njerëzit nxiteshin në tre herë të rastësishme në ditë për dy javë, gjatë orëve të zgjimit, për t’iu përgjigjur pyetjeve të thjeshta mbi vetminë, mbipopullimin, përfshirjen sociale dhe kontaktin me natyrën.
Christopher Gidlow, një profesor i kërkimit shëndetësor të aplikuar në Universitetin Staffordshire në Mbretërinë e Bashkuar, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim, tha: “Është njohur prej kohësh se aksesi në mjediset natyrore mund të nxisë ndërveprimet sociale dhe lidhjen. Ky studim i shton më shumë peshë dëshmive ekzistuese të prirjes sonë për mjediset natyrore dhe përfitimeve të mundshme për mirëqenien sociale”./arbresh.info/
“Lona, oj bukuroshe”, banorët ngacmojnë Drilonin pasi mbathi...
Policia e Kosovës demanton Serbinë për të pavërteta: S’kalua...
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...