Oda Ekonomike e Kosovës konsideron se energjia është ndër prioritet e zhvillimit të mëtejmë ekonomik të vendit, tha sot kryetari i OEK-ut SafetGërxhaliu duke folur në takimin me përfaqësuesit e kompanive nga Austria të cilat janë pjesë e një misioni fakt mbledhës lidhur me gjendjen e efecientësh së energjisë në Kosovë.
“Në Kosovë flitet shumë për integrime evropiane por më shumë nga një dimension politik. Ne në Odën Ekonomike të Kosovës konsiderojmë se është e pamundur të kemi një integrim politik pa integrim ekonomik dhe në këtë drejtim energjia do të jetë një ndër prioritet e së ardhmes.K osova i ka katër prioritete që fillojnë me shkronjën E – Evropa, ekonomia, edukimi dhe ambientalizmi. Që të arrihen këto synimet duhet ta kemi tëpërforcuar një partneritet intern”, tha kryetari i OEK-ut.
Gërxhaliu tha se takimet e tilla me partnerët nga Austria janë të një rëndësie te veçantë.
Ndërkohë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, BlerandStavileci i njoftoi të pranishmit lidhur me përcaktimet programore të Qeverisë së Kosovës sa i përket efiçencës së energjisë dhe burimeve të ripërtritshme të energjisë elektrike.
“ Ka pas investime të Austrisë në fusha të ndryshme. Natyrisht që ne si Qeveri e re kemi programin e ri qeveritar për katër vitet e ardhshme dhe një pjesë e madhe të prioriteteve janë të bartura nga e kaluara, janë vazhdimësi, por në të njëjtën kohë kemi edhe një varg prioritetesh të reja të cilat janë ë linjë me zhvillimet aktuale ekonomike globale, të cilat kanë ndikim edhe në shtetin tonë. Në këtë kuadër, energjia është një sektor i rëndësishëm dhe një parakusht i domosdoshëm ekonomik”, tha ministri Stavileci./arbresh.info/
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...