Ngjarja ka ndodhur në shtator të vitit 1992. Gjashtë diplomatë shqiptarë janë arrestuar e më pas janë liruar pas ndërhyrjes së Ambasadorit të kohës në SHBA, Roland Bime.
Sipas historisë që sjell media amerikane, 6 diplomatët kanë dalë me makinë në rrugët e njohura për ushtrim prostitucioni në Boston dhe i kanë kërkuar seks për 10 dollarë një prostitute.
Por gruaja ka qenë police e maskuar dhe ka kryer menjëherë arrestimin e tyre. Qejflinjtë me “mision diplomatik” kanë protestuar menjëherë duke thënë që kanë imunitet. Ata janë shoqëruar në komisariat dhe ambasadorit Bime i është dashur të udhëtojë nga Uashingtoni në Boston për të vërtetuar statusin e tyre diplomatik. Pas verifikimeve ata janë liruar.
Artikulli nuk jep emrat e tyre për shkak të imunitetit, madje edhe mosha e tyre, e cituar në artikull është dhënë gabim, këtë e konfirmon gazetari i njohur shqiptaro-amerikan Peter Lukas, asokohe nga penat e njohura të medias në Boston.Të paktën dy prej tyre kanë patur moshë shumë më të re. Ngjarja e hershme mbase do prezantohej thjesht si kuriozitet arkivash, po të mos ishte për faktin që dy nga të arrestuarit e Bostonit kanë sot poste të larta në diplomacinë aktuale.
Sipas një burimi të gazetës DITA, një prej tyre përfaqëson sot Shqipërinë në një organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, tjetri është prej disa vitesh ambasador i Shqipërisë në një prej vendeve fqinj. “Sidoqoftë ish-ambasadori Bime êshtë i vetmi që mund të konfirmoj identitetin e tyre” – tha burimi./Dita/
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...