Google ADS

Sogojeva thotë se numri i vizitorëve në hotele është më shumë se 200 mijë

00:11 | 4 Janar 2022
Trina Galanxhi

Në bazë të të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për periudhën janar-shtator të vitit 2021, mbi 200 mijë vizitorë kanë realizuar buajtje në strukturat akomoduese të Kosovës.

Kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, Hysen Sogojeva, thotë se ka më shumë turistë se sa e tregojnë statistikat, pasiqë ASK i merr të dhënat vetëm nga hotelet dhe jo nga burimet e tjera akomoduese.

“Të dhënat janë marrë nga 206 hotele, sepse kam marrë pjesë edhe vetë në këtë projekt. Këtu llogariten vetëm ajo vende ku vizitorët bujnë mbi 24 orë. Në Kosovë egzitojnë afër 500 njësi akomoduse, por të dhënat janë të detyruar me i dërgu rreth 206 hotele.” u shpreh Sogojeva i ftuar në emisionin Edicioni Special të Klan Kosovës.

Tutje, ai thotë se ka rritje të vizitorëve më shumë se 100 përqind krahasuar me vitin 2020, si dhe në krahasim edhe me vitin 2019 ka rritje. I pari i OHT-së tregon se shumica e tyre janë të jashtëm dhe kryesisht gjatë verës ka më tepër turistë.

“Vetëm në kohën e pandemisë është pa se sa është i rëndësishëm ky sektor, prandaj ky sektor koncentron një numër të madh të punëtorëve, prandaj është mjaft i rëndësishëm dhe është i rëndësishëm se nëse zhvillohet si destinacion, do të thotë edhe Kosova, turisti është ai që jep para të gatshme, prandaj është shumë i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik.”

Sogojeva shpjegoi se mbi 20-25 perqind të të ardhurave mund të merren nga ky sektor, prandaj sipas tij është e dëmshme që të gjitha qeveritë nuk e kanë parë me prioritet. Ai tregoi se në akomodim Kosova i ka rreth 11 mijë shtretër dhe 7 mijë dhoma, këto sipas tij kanë pak për turizëm.

Sogojeva gjithashtu e quajti fatal vendimin për kthimin e TVSH-së dhe tha se do të ketë protesta.

Të ngjashme