Në Shqipëri, qeveria e shtoi borxhin publik në fund të vitit që shkoi me një shifër prej 650 milionë eurosh përmes instrumentit financiar Eurobond duke e çuar atë në mbi 80% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Ekspertët dhe opozita janë kritikë për këtë tregues të rëndësishëm në ekonominë e vendit.
Përfaqësues të PD e shohin si rrezik për financat publike dhe thonë se qeveria nuk po i përdor huatë për investime, por sipas tyre, po merr borxh për të shlyer borxhet paraardhëse.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se rritja ekonomike me 6.7% për vitin 2021, është një tregues se ekonomia po del nga kriza, që shkaktoi tërmeti i dy viteve me parë dhe Pandemia e Kovid 19 e cila ende vazhdon.
Në Shqipëri dy krizat e njëpasnjëshme, ajo e tërmtit të vitit 2019 dhe kriza e Pandemisë së Kovid 19, kanë vënë në vështirësi ekonominë e vendit, duke i lënë më pak hëspirë qeverisë shqiptare siç thonë ekspertët për të patur një konsolidim fiskal. Autoritetet zyrtare janë detyruar dy herë në dy vitet e fundit, dhe 5 herë që prej vitit 2010, të dalin në treg ndërkombëtar, për të kërkuar borxh, ajo që quhet ndryshe Eurobond. Nw fund të vitit që shkoi qeveria shqiptare përmes këtij instrumenti mori një borxh prej 650 milionë euro, dhe borxhi publik kapi shifrën e 80.02% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Ky borxh i jashtëm sipas ekspertëve i lë hapësirë bankave shqiptare të kreditojnë ekonominë.
“Qeveria shqiptare nuk bëhet konkuruese me biznesin për të marrë fonde, se fondet ato janë në ekonomi. Ka një nivel të caktuar fondesh, dhe nëse konkuron dhe qeveria për të marrë ato fonde hua edhe biznesi, do të thotë që qeveria konkuron brenda ekonomisë me vetë biznesin. Kjo është arsyeja pse i rekomandohet qeverisë që një pjesë e burimeve financiare ta marrë nga tregjet ndërkombëtare, pra nga burime të jashtme në mënyrë që të mos konkurojë biznesin vendas”-u shpreh për Zërin e Amerikës, Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.
Ministria e financave dhe ekonomisw e ka rritur në vijimësi afatin e maturimit të Eurobondit, nga 5 vjet deri nw afatin 10 vjeçar, me tw cilin u mor Eurobondi i fundit, prej 650 milionw euro. Drejtues të opozitës e cilësojnë marrjen e borxhit tw radhws nw tregun ndwrkombwtar, dështim të politikave fiskale dhe të menaxhimit të dy krizave, tërmetit dhe pandemisë. Nënkryetarja e PD Jorida Tabaku thotë se huatë që po merr qeveria në tregun e jashtëm, nuk po injektohen në ekonomi.
“Shqetësimi për borxhin është se ai nuk është efiçent, që do të thotë të marrësh borxh për të bërë investime, për ta hedhur në ekonomi për të stimuluar biznesin, për arsimin bujqësinë turizmin, pra për sektorë që gjenerojnë rritje ekonomike dhe punësim. Po merret borxh për të mbuluar nevojat e muajit, për shpenzime operative. Ne nuk kemi informacione se si përdoret. Ajo që kuptojmë ne kur marrim Eurobondin e radhës, është që gjysma e tij shkon për të pagur të mëparshmin”- tha për Zërin e Amerikës, Jordia Tabaku, Nënkryetare e Partisë Demokratike.
Ministrja e financave dhe ekonomisë Delina Ibrahimaj i tha Zërit të Amerikës se këto pretendime nuk qëndrojnë dhe se eurobondi i fundit me afat 10 vjeçar, ështe pjesë e strategjisë së huamarrjes dhe menaxhimit të borxhit publik. Ai sipas saj krijon një relaksim të pagesave të borxhit dhe një planifikim më të mirë të tij.
“Unë i ftoj kritikët të ulemi dhe të bisedojmë. Gjithmonë është marrë borxh, si Eurobond ashtu dhe borxh i brendshëm për mbështetje buxhetore. Në rastin tonë në dy herët e fundit të daljes në Eurobond kanë patur prioritet shpenzimet për Kovidin, për shëndetësinë, kanë patur prioritet shpenzimet për tërmetin, infrastruktura. Pra merret borxh për mbështetje buxhetore. Ndërkohë i gjithë borxhi i marrë ndër vite ka të planifikuara ripagesat e borxhit, të cilat nuk janë të planifikuara të mbulohen me Eurobond apo me huamarrje. Logjika që të marrësh borxh për një çështje të caktuar sidomos kur flasim për emetim të bondeve nuk qëndron”- u shpreh për Zërin e Amerikës Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë.
Ekspertët mendojnë se rregullat e daljes në tregjet ndërkombëtare për hua, lidhen me aftësinë paguese të vendit, dhe një raport të konsoliduar mes shpenzimeve dhe të ardhurave në buxhet. Ndaj ata i sugjerojnë kujdes qeverisë në këtë drejtim.
“Në emetimet e rradhës qeveria shqiptare duhet të jetë më e kujdesshme në konsolidimin fiskal. Pra duhet t’i japë më tepër prioritet marrëdhënies mes të ardhurave që mbledh përmes adminutsratës tatimore dhe shpenzimeve buxhetore. Kjo është evidentuar edhe nga institucionet financiare ndërkombëtare si FMN dhe BB, të cilat gjithmonë në raportet e tyre i bëjnë thirrje qeverisë shqiptare që të konsolidojë pjesën e balancës mes të ardhurave dhe shpezimeve buxhetore”- u shpreh Artan Gjergji, ekspert i tregjeve financiare.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?