Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte refuzon të nxisë spekulimet për të ardhmen e Romelu Lukakut te Chelsea, duke thënë se do të ishte “mosrespekt” të flitej për situatën e sulmuesit belg në Stamford Bridge.
Lukaku në intervistë për Sky Sport Italia javën e kaluar, u kërkoi falje tifozëve të Interit për mënyrën se si u largua dhe duke thënë se shpreson të kthehet në klub një ditë.
Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel nuk e përfshiu atë në skuadrën për ndeshjen e djeshme në Premier League kundër Liverpool dhe pritet të takohet me sulmuesin belg për të diskutuar të ardhmen e tij në klub sot.
Interi nuk ka gjasa të ri-nënshkruajë me sulmuesin belg në afatin kalimtar të janarit, por Lukaku është lidhur me ribashkimin me Antonio Conte në Tottenham.
Ish-trajneri i Interit bëri presion për të nënshkruar me Lukakun në Inter në vitin 2019 dhe belgu shënoi 64 gola në 95 ndeshje në të gjitha garat në Inter nën drejtimin e Contes, shkruan Gazeta Express.
Megjithatë, 57-vjeçari refuzon të komentojë situatën e Lukakut dy ditë përpara një takimi të Carabao Cup kundër ish-klubit të tij Chelsea në Stamford Bridge.
“Unë mendoj se është gjithmonë një gjë e mirë të luash kundër një ekipi që ka të gjithë lojtarët në dispozicion. Për njerëzit që e shikojnë lojën, mendoj se është mirë të shohësh lojtarët më të mirë në fushë”, tha Conte, cituar nga Football London.
“Sinqerisht, nuk do të doja të flisja për Romelu-n sepse Romelu tani është lojtar i një skuadre tjetër dhe mendoj se do të ishte mungesë respekti të flisja për të dhe gjithashtu për Chelsean.
“Për mua, sigurisht që do të jetë mirë të kthehem në Stamford Bridge. Është hera e parë pasi u largova nga Chelsea si trajner që kthehem në Stamford Bridge. Kam kaluar dy sezone të mrekullueshme, kam krijuar shumë miqësi në klub, kemi bërë një punë vërtet të rëndësishme, të mirë dhe më pëlqeu të punoja atje.
“Gjithashtu sepse duhet të falënderoj Chelsean sepse më dhanë mundësinë të punoj në Angli dhe të kem eksperiencat e para në Angli. Tani, me siguri, unë jam menaxheri i Tottenhamit dhe dua t’i jap këtij klubi 100 për qind dhe më shumë për të përmirësuar ekipin. Do të jetë mirë dhe sigurisht që do të kem emocione të kthehem në Stamford Bridge”, u shpreh trajneri italian.
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele