Një 34-vjeçar nga Sanxhaku i Kurbinit është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00. Policia njofton se i plagosuri është Vincens Piroli 34 vjeç. Ky i fundit dyshohet se ka mbetur i plagosur në Shkodër.
34-vjeçari ishte dërguar për mjekim në Spitalin e Lezhës dhe më pas u transferua drejt Tiranës në Spitalin e Traumës për ndërhyrje më të specializuar. Nga burime policore mësohet se 34-vjeçari u dërgua fillimisht në spital nga një person i paidentifikuar.
Nuk dihen rrethanat e plagosjes së 34-vjeçarit. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor po vazhdojnë kontrollet intensive, kqyrjen e kamerave, identifikimin e personave të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrjet dhe daljet e qarkut të Lezhë dhe në bashkëpunim me DVP Shkodër punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. /tvklan.al
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një vajzë e mitur në Prizren
I mituri ther me thikë të miturin në Fushë Kosovë