Një ligj i ri hyri në fuqi këtë fillim viti në Austri, që lejon vetëvrasjen e asistuar për të rriturit që janë të sëmurë përfundimisht ose kanë një sëmundje të rëndë të përhershme.
Autoritetet thonë se praktika është e rregulluar fort. Vetëvrasja e asistuar do të kufizohet për të rriturit me sëmundje terminale ose ata me një gjendje dobësuese të përhershme, shkruan “Vatican News” transmeton arbresh.info
Sipas ligjit, fëmijët e mitur dhe personat që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor nuk mund të kenë akses në këtë opsion.
Ata që kërkojnë vetëvrasje do të duhet të konsultohen me dy mjekë për rastin e tyre.
Në varësi të gjendjes së tyre, pacientët duhet të presin nga dy deri në 12 javë për të reflektuar mbi vendimin e tyre përpara se të lejohen të përdorin barna vdekjeprurëse nga një farmaci.
Sipas ligjit të ri, i cili miratoi në dhjetor, do të jetë ende e paligjshme të ndihmosh në mënyrë aktive vetëvrasjen e dikujt tjetër. Legjislacioni hyri në fuqi ditën e Vitit të Ri, pavarësisht kundërshtimit të ashpër nga peshkopët katolikë të Austrisë. / arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...