Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Flora Ahmeti nga policia.
Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti. /arbresh.info/
Alabama, ende në kërkim autorët që hapën zjarr duke lënë 4 t...
Vrasja që tronditi Mitrovicën- Policia ende në kërkim të aut...
Kurti takoi ambasadorin finlandez, flasin për anëtarësimin e...
Ministri Peci: Kemi pesëfishuar mbështetjen për fermerët org...
Gaza dhe Ukraina në qendër të fjalimit të Presidentit Biden ...
12 vrasje për dy muaj në Shqipëri