Google ADS

Publikohet kalendari i sezonit të ri, Miami risia e Formula 1

12:13 | 3 Janar 2022
Lorik Gerbeshi

Është përcaktuar kalendari i sezonit të ri në Formula 1.

Botërori i fundit ishte i jashtëzakonshëm, me Max Verstappen dhe Lewis Hamilton që duruan spektakël deri në xhiron e fundit të garës së fundit.

Në fund pati festë për pilotin holandez të Red Bull, i cili fitoi titullin e parë në karrierë, ndërsa britaniku i Mercedes do tentojë titullin e tetë në histori për sezonin e ri – si askush tjetër.

Botërori i vitit 2022 do të fillojë me Çmimin e Madh të Bahreinit (18-20 mars) dhe gara e fundit do të zhvillohet në Abu Dhabi të Emiratave të Bashkuara Arabae (18-20 nëntor).

Në total do të ketë 23 gara, teksa Formula 1 do të zbarkojë për herë të parë edhe në Miami, aty ku Çmimi i madh do të zhvillohet më 6-8 maj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme