Oftalmologët gjermanë: Pandemia do të rrisë miopinë tek fëmijët

23:57 | 2 Janar 2022
Trina Galanxhi

Për shkak të pandemisë, oftamologët gjermanë presin që numri i fëmijë që do të shfaqin probleme me shikimin të rritet.

Kjo do të vijë si pasojë e kohës që ata kalojnë nëpër ekranet e celularëve, tabletave dhe para ekraneve, transmeton portal arbresh.info

“Pritet që pandemia të rrisë miopinë tek fëmijët, sepse ata kalojnë shumë kohë në ekranet e celularëve dhe tabletave”, tha zëdhënësi i Shoqatës së Oftalmologëve Profesionistë Ludger Wollring për dpa.

“Nuk kemi ende të dhëna për këtë, por hulumtimet e mëparshme sugjerojnë se numri i fëmijëve me miopi do të rritet,” tha ai.

Për të parandaluar miopinë tek fëmijët është e rëndësishme që ata të kalojnë një pjesë të ditës jashtë, në dritën e ditës.

Edhe drita e ulët e ditës është më e mirë se ajo artificiale, vuri në dukje oftamologu gjerman./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme