Barcelona mund ta këtë blerë Ferran Torresin nga Manchester City për 55 milionë euro, por ende nuk e ka regjistruar përfaqësuesin spanjoll si lojtar të vetin dhe për ta bërë këtë do t’i duhet t’i shesë disa lojtarë paraprakisht.
Barça i kishte nxjerrë në treg disa lojtarë edhe para se ta kthente në shtëpi spanjollin e vlerësuar shumë.
Trajneri i Barçës Xavi, megjithatë, nuk është në gjendje të thotë me siguri se kur Torres do të mundë të regjistrohet për të pasur të drejtë të debutojë për katalonasit.
Barça ka telashe financiare dhe një faturë të majme pagash, prandaj i duhet të bëjë shitje gjatë janarit për të krijuar hapësirë për regjistrimin e Torresit.
Duke folur për 21-vjeçarin, Xavi tha: “Ferran Torres është blerje spektakolare, si lojtar dhe si person”.
“Do ta shohim si është gjendja me kufizimin e pagave, nëse është e mundur tani. Disa lojtarë duhet të largohen. Nëse e bindim Ousmane Dembelen ta vazhdojë kontratën dhe ta ulë pagën, atëherë do të jemi në gjendje ta regjistrojnë Torresin dhe shpresoj se kjo do të ndodhë”, shtoi ai.
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Indust...
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...