Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin duke komentuar telefonatën me homologun amerikan Joe Biden, u shpreh se kishte mbrojtur me këmbëngulje interesat e vendit.
Putin theksoi se nëse SHBA do të ndërmerrte sanksione të reja ndaj Rusisë, do të prishte përgjithmonë marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në fjalimin e tij të fundvitit, presidenti rus Vladimir Putin foli sërish për Ukrainën, pas telefonatës me presidentin amerikan Joe Biden.
Biseda u përqendrua në takimin e ardhshëm në shkurt ku dy vendet do të diskutojnë për kërkesën e Moskës për të pasur më shumë garanci sigurie nga ana e perëndimit dhe NATO-s në kufijtë lindorë të Europës. Një kërkesë e cila vjen në një moment që Kremlini ka shtuar praninë e trupave ruse pranë Ukrainës.
Biden përsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të reja kundër Rusisë nëse do të ketë përshkallëzim tensionesh apo pushtim. Një kërcënim ndaj të cilit Putin u përgjigj duke paralajmëruar Uashingtonin se një gjë e tillë do të shkaktonte një prishje të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Presidenti rus theksoi se kishte mbrojtur me këmbëngulje interesat kombëtarë, sigurinë e vendit dhe qytetarët e tij. Por Putin foli dhe për COVID duke shtuar se ishin përballur me sfida kolosale duke mësuar të jetojnë në kushte të vështira dhe të zgjidhin situata të komplikuara falë solidaritetit. /abcnews.al
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...