Google ADS

Ja sa raste u raportuan për vitin 2021 në Policinë e Kosovës për “Ngacmim Seksual” dhe “Dhunim”

22:02 | 2 Janar 2022
Arditë Shkodra

Shkruan: Arditë Shkodra

Fenomen shqetësueses për shoqërinë tonë mbetet ngacmimi seksual dhe dhunimi që çdo ditë e më shumë po vihet në pah, si pasojë e raportimit tek Policia e Kosovës, e pastaj edhe në media.

Viti 2021, ishte vit i brishtë, me shumë vrasje, aksidente, e ngacmime e dhunime të grave, vajzave të reja e edhe atyre minore, shkruan arbresh.info

19 ngacmime seksuale kanë ndodhur në vendin tonë, kurse edhe më shumë shqetësues është se vetëm për një vit kanë ndodhur 69 dhunime.

Kujtojmë që këto janë vetëm rastet të cilat raportohen në Policinë e Kosovës.

E tentativë për të kryer dhunim kishte vetëm katër (4) për këtë vit.

“Ngacmimi Seksual dhe “Dhunimi”, janë vepra penale, dhe rregullohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, Neni 183 dhe Neni 227./ArditëShkodra/arbresh.info/

Foto e Kodit Penal, Neni 183

Foto e Kodit Penal, Neni 227

Shih më poshtë tabelën me të dhënat e Policisë së Kosovës:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme