Google ADS

Tuchel konfirmon se do bisedojë me Lukakun: Është lojtari ynë, do gjejmë zgjidhje

20:54 | 2 Janar 2022
KRG

Trajneri i Chelseas, Thomas Tuchel është pyetur sërish lidhur me situatën e sulmuesit Romelu Lukaku.

Para disa ditëve, Lukaku në “Sky Italia” ka shprehur pendimin për rikthimin te Chelsea dhe që ëndërron të luajë sërish te ish skuadra, Inter.

Kësisoj, Tuchel vendosi që të mos e ftojë Lukakun për ndeshjen kundër Liverpool, mirëpo pas barazimit me “Reds”, deklaroi se do bisedoi me belgun që të gjejë zgjidhje në këtë situatë.

“Lukaku është lojtari ynë dhe gjithmonë ka mënyra për t’u rikthyer. Do gjejmë zgjidhje për këtë situatë duke biseduar. Pasi të marrim ndonjë vendim, ndoshta do ta dini”, tha ai.

Ndërkohë, Chelsea renditët momentalisht në pozitën e dytë, 10 pikë prapa Man Cityt që është lider në tabelë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme