Google ADS

Aksident i trefishtë në autostradën Vlorë-Fier

19:57 | 2 Janar 2022
A. B.

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier.

Policia njofton se shtetasi N.A.,27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me automjetin tip “Seat” me drejtues shtetasin M. D., 26 vjeç, banues në Fier. Top Channel mëson se makina e tretë për te shmangur shtypjen e njerëzve që ishin në rrugë, ka devijuar dhe më pas është përplasur me trafik ndarësen.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja e mjetit ” Seat”, e cila ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve. Vazhdon puna për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme