Qeveria e Kosovës synon arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për Tv Klan thotë se janë të gatshëm që kjo të ndodh edhe gjatë vitit 2022, por një gjë e tillë varet edhe nga Serbia.
“A do të ketë një marrëveshje të tillë varet shumë më shumë nga Serbia sesa nga Kosova meqenëse ne jemi të gatshëm. Marrëveshja që nuk e nënkuptojnë si qendër të përmbajtjes njohjen reciproke natyrisht që nuk janë të pranueshme për ne por edhe nuk janë të dobishme për askënd”.
Ai ka thënë se me arritjen e marrëveshjes përfundimtare do të përfitonin të dyja shtetet, meqë do të përshpejtohej procesi i integrimit të këtyre dy vendeve në familjen europiane.
“Serbia dëshiron të vazhdoj rrugën europiane por këtë nuk do të mund ta bëj pa e pranuar Kosovën dhe në anën tjetër Kosova dëshiron edhe integrime europiane por edhe euroatlantike dhe për këtë na nevojitet një normalizim i plotë me Serbinë”.
Por për kryeministrin Kurti, Serbia ka dilema sa i përket integrimit të saj në Be.
“Serbia ka dilema meqë ka marrëveshje të Tregtisë së Lirë me Rusinë, blen armatim prej Rusisë dhe është pjesë e Unionit Ekonomik Euroazitaik, Gazpromi ka 50% të industrisë së naftës në Serbi dhe gjithashtu 51% të basenit më të madh të gazit në Banaskit Vor në Vojvodinë, pra ata kanë dilema ndërsa ne jemi të qartë në rrugën tonë europiane dhe europerëndimore”.
Kosova vitin e ardhshëm sipas kryeministrit Albin Kurti do të aplikojë për statusin e vendit kandidat.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?