Google ADS

Real Madridi e nis me humbje vitin 2022

16:05 | 2 Janar 2022
KRG

Real Madridi e ka nisur me humbje vitin kalendarik 2022.

Skuadra e Carlo Ancelotti është mposhtur me rezultat minimal 1:0 në përballjen me Getafe.

Goli i vetëm në këtë takim u shënua në minutën e 9-të, nga Enes Unal, i cili shfrytëzoi një gabim të Militao.

Los Blancos tentuan deri në fund por nuk gjetën dot golin e barazimit, ndonëse ndeshja shkoi deri në minutën e 98-të.

Getafe shkon tashmë në kuotën e 18 pikëve, kurse Reali mbetet me 46 pikë në pozitën e parë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme