Shkruan: Arditë Shkodra
Ky vit ishte i rëndë për kosovarët, pasi që ndodhën disa vrasje që tronditën mbarë opinionin.
Vetëm gjatë vitit 2021 Kosova u tmerrua nga 19 vrasje, shkruan arbresh.info
Arbresh.info ka kërkuar nga Policia e Kosovës (PK) numrin e vrasjeve në vendin tonë.
Sipas Policisë së Kosovës vetëm në këtë vit kanë ndodhur 19 vrasje, ndërsa kujtojmë që sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vrasjen ndahen në dy kategori: vrasje dhe vrasje e rëndë.
Neni 172 i Kodit Penal të Kosovës thotë se kushdo që privon nga jeta personin tjetër, dënohet me jo më pak se pesë (5) vjet burgim.
Ndërsa neni 173 i Kodit Penal të Kosovës thotë se vrasja e rëndë dënohet me jo më më pak se dhjetë (10) vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Policia tregon se ata në vazhdimësi kanë ndërmarrë veprime konkrete për parandalimin përmes operacioneve policore duke konfiskuar armët ilegale, apo edhe përmes fushatave të ndryshme.
“Policia e Kosovës rastet e vrasjeve i trajton duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në vend dhe në konsultim me Prokurorinë kompetente ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për kompletim dhe procedim të rasteve në organet e drejtësisë. Ne në vazhdimësi kemi ndërmarr veprime konkrete për parandalim qoftë përmes operacioneve policore për konfiskimin e armëve ilegale apo edhe përmes fushatave të ndryshme për vetëdijesim për të gjitha aktivitetet e kundërligjshme që mund të ndikojnë drejtpërsëdrejti apo tërthorazi në rrezikimin e sigurisë së përgjithshme apo që mund të qojnë tek kryerja e akteve të tilla”, thonë nga PK.
PK konsideron se përpos tyre, duhet të luajnë rolin e vet edhe akterët e tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijësimit të shoqërisë, në lidhje me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme.
“Në aspektin e parandalimit përveç Policisë duhet luajtur rolin e tyre edhe akterët tjerë të cilët kanë obligime institucionale dhe shoqërore në funksion të vetëdijesimit apo senzibilizimit të shoqërisë lidhur me pasojat që mund të vijnë nga veprimet e kundërligjshme në përgjithësi. Rastet e vrasjeve në përgjithësi janë shqetësuese dhe shkaktohen për motive të ndryshme, përderisa vendimet lidhur me rastet e tilla dhe përcaktimi i dënimeve është kompetencë e organeve të drejtësisë. Disa raste te vrasjeve janë me kryes të njohur kurse disa nga rastet janë në proces hetimor dhe Policia ne bashkëpunim me Prokurorinë i trajton me një seriozitet të madh”, thonë nga Policia e Kosovës.
Nga të dhënat e Policisë mësojmë se në vitin 2018, u kryen 34 vrasje, në vitin 2019, u kryen 20 vrasje, në vitin 2020, u kryen 27 vrasje e në vitin 2021, u kryen 19 vrasje./ArditëShkodra/arbresh.info/
Më poshtë shih tabelën me të dhënat nga Policia e Kosovës:
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...
Nga transferimit tek Cluji, humbja e babait deri tek mosftes...