Google ADS

97 qytetarë humbën jetën në aksidente trafiku gjatë vitit 2021

14:22 | 2 Janar 2022
Përparim Bublaku

Shkruan: Arditë Shkodra

Viti që lamë pas, u shënua më shumë aksidente trafiku, në numër nuk ishin të pakta as ato me fatalitet.

86 aksidente me fatalitet ndodhën në vitin 2021, kurse si pasojë e këtyre aksidenteve vdiqën 97 persona, shkruan arbresh.info

Sipas Policisë së Kosovës, për periudhën Janar-Shtator 2021, tiketa në trafik janë shqiptuar 313384.

Policia bën të ditur se një ndër objektivat e saj është ofrimi i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik, si dhe parandalimi i aksidenteve të trafikut.

“Një prej objektivave për Policinë e Kosovës është edhe ofrimin i sigurisë rrugore për pjesëmarrësit në trafik dhe parandalimi i aksidenteve, andaj sipas planifikimeve operacionale, ndërmerren aktivitete të shtuara me qëllim që të parandalohen aksidentet dhe të rritet siguria në trafik”, thonë nga PK.
Ndërsa u është ndaluar drejtimi i mjetit 5556 shoferëve, dhe 13532 shoferëve, iu janë vendosur pikët negative.
Policia kërkon nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik, e në veçanti atyre shoferëve që të jenë sa më vigjilent gjatë vozitjes, dhe të shmangin pjesëmarrjen në komunikacion, kur janë pa gjumë, dhe të mos vozisin nën ndikimin e alkoolit.

“Poashtu, Kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë mjaft vigjilent gjatë vozitjes. Të shmangin vozitjen apo qarkullimin në rrugë kur janë të lodhur apo pa gjumë, si dhe mos të vozisin nën ndikimin e alkoolit”.
Policia konsideron se edhe përdorimi i telefonave gjatë vozitjes luan një rol mjaft të rrezikshëm dhe se ndalohet rreptësishtë përdorimi i tij.
Për periudhën Janar-Tetor 2021 në Kosovë si pasojë e aksidenteve janë lënduar 12114 persona, kanë ndodhur 6259 aksidente me lëndime, kurse me dëme 11172./arbresh.info/.

Shih më poshtë tabelën e Policisë së Kosovës me statistikat e aksidenteve për vitin e kaluar:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme