Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka lëshuar një deklaratë pasi Kosova e shpalli “non grata” një zyrtar rus të Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK.
Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric thotë se UNMIK-u s’ka pranuar asnjë komunikim zyrtar nga institucionet e Kosovës për këtë vendim. OKB-ja e konsideron të pazbatueshme “non grata”-n e Kosovës për zyrtarin rus.
“Jemi vënë në dijeni për shpalljen ‘persona non granata’ të një anëtari të stafit të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK-ut. Nuk është pranuar asnjë komunikim te Misioni nga autoritetet e Kosovës sa i përket këtij njoftimi. Doktrina e ‘persona non grata’ nuk është e zbatueshme për personelin e Kombeve të Bashkuara dhe nuk është e parashikuar sipas rregullores së UNMIK-ut 2000/47 (mbi statusin, privilegjet dhe imunitetet e KFOR-it, UNMIK-ut dhe personelit të tyre në Kosovë)”, thuhet në reagim.
Çdo çështje në lidhje me personelin e UNMIK-ut, sipas OKB-së, duhet t’i adresohet këtij Misioni që ta trajtojë vetë.
“Çdo shqetësim në lidhje me një anëtar të personelit të UNMIK-ut duhet t’i adresohet udhëheqësisë së Misionit në mënyrë që UNMIK-u ta trajtojë këtë çështje në përputhje me statusin, privilegjet dhe imunitetin e UNMIK-ut dhe personelit të tij”, thuhet në deklaratë
“UNMIK-u dhe selia e OKB-së po marrin masa adekuate për të garantuar sigurinë e stafit në falë dhe po merren me autoritetet relevante në këtë çështje”, thuhet në fund të deklaratës së lëshuar të Stephane Dujarric, zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Më 31 dhjetor, ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla e ka shpallur “non grata” një zyrtar rus të misionit të UNMIK-ut.
“Sot, Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla ka shpallur person non grata një zyrtar rus të UNMIK-ut me zyrë në Prishtinë. Kosova qëndron me aleatët e saj për të vepruar kundër veprimeve të dëmshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës dhe rendin kushtetues”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Një zyrtar ndërkombëtar, siç raporton express, brenda UNMIK-ut, me inicialet P.T. ka bërë të ditur se zyrtari rus i UNMIK-ut, Andrey Nikolaevich Antonov, i cili sot u shpall “persona non grata” nga Republika e Kosovës, ka qenë i ngarkuar me punë në degën e UNMIK-ut në Mitrovicën Veriore dhe po ushtronte presion mbi strukturat politike serbe për të ndërmarrë veprime radikale.
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...